Kavajë/ Shisnin kokainë në berberhane, arrestohen 2 persona

Kavajë/ Shisnin kokainë në berberhane, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi janë kapur duke shitur kokainë të ndarë në doza në një berberhane në lagjen nr. 6.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli", u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Xhavit Llulla, 28 vjeç dhe Muhamed Sinka, 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Në subjektin (berberhane) në pronësi të shtetasit Xhavit Llulla, shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy