Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, por për pasojë u dogjën 200 rrënjë ullinj, arrestohet 66-vjeçari në Dimal

Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, por për pasojë u dogjën 200 rrënjë ullinj, arrestohet 66-vjeçari në Dimal

Policia e Dimalit ka arrestuar një 66-vjeçar me iniciale B. T pasi ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një sipërfaqe me bimësi dhe rreth 200 ullinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi: Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një sipërfaqe me bimësi dhe rreth 200 ullinj, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 66-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Dimal, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Goriçan, Dimal, kishte rënë zjarr i cili ishte përhapur nga era dhe po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Goriçan, Dimal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy