
Një operacioni i Reneas në Shkodër është pasuar nga plagosja e një personi në kërkim.
52-vjeçari Ardjan Narkaj ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.
Pasi i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Shkodrës, ai është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.
Narkaj rezulton i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e dy personave.
Ngjarja në të cilën ai është përfshirë ka ndodhur në vitin 2008 në Malësinë e Madhe, ndërsa viktimat janë Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.
Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat në të cilat u plagos sot Narkaj. Pritet që policia në njoftimin e radhës të sqarojë dinamikën e ngjarjes.



