9 të vdekur dhe 90 raste të reja më koronavirus në Maqedoninë e Veriut

9 të vdekur dhe 90 raste të reja më koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë informon se nga 665 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 90 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-36, Kumanovë-2, Shtip-8, Tetovë-4, Strugë-10, Veles-2, Manastir-2, Ohër-13, Gostivar-1, Krushevë-1, Koçani-2, Probishtip-1, Shën Nikollë-2, Resnje-6.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus. Pesë viktima janë nga Shkupi, dy nga Tetova, dhe nga një viktimë prej Ohri dhe Gostivari. Viktimat janë mes moshës 57 dhe 90 vjeçe.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.Sipas qyteteve pacientët e shëruar vijnë nga: Shkupi-9, Shtipi-30, Tetova-1, Velesi-1, Gostivari-4, Strumica-1, Koçani-1, Probishtipi-1.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar kurse 247 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin ka 2975 raste aktive me koronavirus në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy