Me pistoleta dhe thika me vete, arrestohet i riu sirian në Tiranë

Me pistoleta dhe thika me vete, arrestohet i riu sirian në Tiranë

Një sirian me kombësi shqiptare është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Policia thotë se në pranga ka rënë 24-vjeçari Wasim Hajjaz.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 si rezultat i kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative në rrugën “Fuat Toptani” kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Wasim Hajjaz.

Ai sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur sendet e kundraligjshme që posedonte, por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të territorit ku u konstatua ky shtetas, kontrollit fizik dhe të automjetit, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti, një kapele me mbishkrimin Policia.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” i shtetasit Wasim Hajjaz 24 vjeç, i dënuar më parë për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy