
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i djeshëm në fshatin Përparim të Peqinit, ku humbi jetën Andi Zylyfi 26-vjeç dhe mbeti i plagosur shoku i tij, Ardit Uruçi. Dyshohet se vrasja është kryer për larje hesapesh.
Mësohet se viktima dhe shoku i tij kanë qenë në makinë në momentin që atutorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Policia në vendngjarje ka sekuestruar 14 gëxhoja kallashnikovi.
Kamerat e një lokali, pranë vendit të antentatit kanë filmuar ngjarjen.



