Në kërkim për trafik klandestinësh, kapet në Gjirokastër nga “Road Guard 9”

Në kërkim për trafik klandestinësh, kapet në Gjirokastër nga “Road Guard 9”

Në vijim të operacionit policor të koduar “Road Guard 9”, është vënë në pranga një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim. 

Policia e Gjirokastrës vuri në pranga D. B., 20 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 9”.

Ndaj 20-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim. 

Shtetasi D. B. ishte shpallur në kërkim sepse nga veprimet hetimore ka rezultuar se ishte bashkëpunëtor me shtetasit E. L., dhe L. N. (të arrestuar në flagrancë), të cilët në datën 24.03.2022, në aksin Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, u kapën duke transportuar me automjetin e tyre, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy