Tentoi të kalonte municion luftarak në Kakavijë, arrestohet 54-vjeçari

Tentoi të kalonte municion luftarak në Kakavijë, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur me municion luftarak me vete duke tentuar ta kalonte përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, krahas punës së tyre të përditshme për ofrimin e një shërbimi të shpejtë dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar një rast i tentativës për të trafikuar nga vendi ynë, municion luftarak.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi N. S. Nga kontrollet, në çantën e këtij shtetasi u gjetën 50 fishekë luftarak dhe një krehër pistolete, të cilët tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 54 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy