Njerku plagos rëndë në kokë 18-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Njerku plagos rëndë në kokë 18-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se është goditur me mjet prerës nga njerku i tij.

 

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:55, i riu me inicialet A. S. është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime të rënda në kokë. 

Dyshohet se ai është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin Niko Baka, 37 vjeç.

 

Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i konfliktit, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy