Tashmë i shumëkërkuari i radhës i Policisë së Shtetit mund të cilësohet Ervis Martinaj, një nga personat e shpallur në kërkim pas megaoperacionit të SPAK pas hetimit disamujor për zbardhjen e disa krimeve.
Me një urdhër-ndalimi në dorë dhe urdhrin për të ushtruar kontroll, forcat speciale zbarkuan paraditen e së enjtes në zonën e Liqenit të Thatë. Kjo pasi, kishin marrë informacion që një nga personat që do të arrestonin strehohej në një nga hotelet në zonë.
Mirëpo, pas disa të trokiturave, aksush nuk iu përgjigj. Burimet bënë të ditur se forcave RENEA iu desh të ndërhyjnë për të ushtruar kontroll në hyrjen ku mendohej se qëndronte i kërkuari i tyre.


Fotot e mësipërme janë janë shkëputur nga momenti i aksionit të policisë, ku përveç armëve të rënda dhe disa targave të huaja, është gjetur një sasi kanabisi, paracetamol, dorëz, veshje ushtarake dhe disa broshura.



