I shkaktoi shtetit 1.5 milion dollarë dëm/ Gjykata lë në burg ish-drejtorin e OST-së

I shkaktoi shtetit 1.5 milion dollarë dëm/ Gjykata lë në burg ish-drejtorin e OST-së

Gjykata ka lënë në burg Klodian Gradecin, ish-drejtorin e Hidro-karbureve në AKBN.

Ai u arrestua teksa po kthehej nga Turqia, pasi kishte ikur atje përpara se të bëhej operacioni për kapjen e 5 punonjësve të AKBN-së dhe dy biznesmenëve.

Gradeci bashkë me dy biznesmenët Isuf Berberi dhe Naim Kasa, pronarë të kompanisë “Phoenix Petroleum” që merret me pastrimin e puseve të naftës, zyrtarë të AKBN-së, kanë marrë nga shtetit 1.5 milion dollarë për shërbime që nuk i kanë kryer. Pra, dy biznesmenët kanë paraqitur në AKBN fatura fiktive për pastrimin e puseve të naftës, dhe me ndihmën e zyrtarëve të këtij institucioni kanë marrë 1. 299.000 dollarë amerikanë. Dëmi në total ndaj shtetit shqiptar është në vlerën e 1.472.766 dollarë.

Hetimet janë drejtuar nga Prokuroria e Tiranës dhe kanë zgjatur për 4.5 vite. Ish-drejtori Gradeci është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia në Rinas, teksa po kthehej nga Turqia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy