Qeveria e Kosovës dërgon në Ukrainë kontingjentin e parë me ndihma humanitare

Qeveria e Kosovës dërgon në Ukrainë kontingjentin e parë me ndihma humanitare

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të dërgojë kontingjentin e parë me ndihma humanitare për Ukrainën , në vlerë 100 mijë euro.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo do të bëhet si përgjigje e thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare.

Në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare bërë përmes përfaqësive të saj diplomatike dhe përmes shprehjes së solidaritetit me popullin e Ukrainës, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për ndarje të mjeteve buxhetorë në vlerë 100 mijë euro për dërgimin e kontingjentit të parë të ndihmave për popullin e Ukrainës.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla tha se vendimi për dërgimin e  këtij kontingjenti në Ukrainë është bërë edhe në bashkëveprim me ShBA-të, Be-në dhe partnerët strategjik. 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të u ofroj mbrojtje dhe kushte për punë dhe mbrojtje 20 gazetarëve dhe familjarëve të tyre të ngushtë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla u shpreh se kjo është obligim moral që Kosova ka ndaj këtyre personave që janë të rrezikuar.

Propozoj propozim-vendimin për mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarë ukrainas dhe familjeve të tyre. Ky propozim-vendim u hap rrugë 20 gazetarëve për të qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe për të ushtruar profesionin e tyre.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme vendosi poashtu të zgjerojë pakon e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushtimit të Ukrainës nga agresioni rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy