Lejonte sende të ndaluara, drejtori i burgut të Reçit lihet në “arrest shtëpie”

Lejonte sende të ndaluara, drejtori i burgut të Reçit lihet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Shkallës së parë Shkodër, caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika i cili u arrestua pak ditë më parë.

Drejtori i burgut të Reçit dyshohet se ka kaluar pa skaner në regjimin e izolimit, sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit.

Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese, nën argumentin se Zika nuk përbën rrezikshmëri për ikje nga vendi.

Hetimi ndaj drejtorit të burgut të Reçit do të vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër, Izabela Radovani, ndërsa prokurore e çështjes ishte Shqiponja Milla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy