Llabani: Ka dyshime se dosje të bashkisë u asgjësuan gjatë kohës që Veliaj ndodhej në burg, SPAK e ka kursyer

Llabani: Ka dyshime se dosje të bashkisë u asgjësuan gjatë kohës që Veliaj ndodhej në burg, SPAK e ka kursyer

Analistja Anduena Llabani shpreh bindjen se ndaj kryebashkiakut të arrestuarit të Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të ketë zbutje të masës së sigurisë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se ka një kërkesë që i ka shkuar zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, pasardhësve të Veliaj, lidhur me zhdukjen e disa dosje të arkivave nga Bashkia Tiranë.

Sipas saj, ka dyshime se dosje të Bashkisë Tiranë janë asgjësuar gjatë kohës që kryebashkiaku Veliaj ndodhej në paraburgim dhe se këto e rëndojnë pozitën e tij.

Një kamion me dosje është çuar drejt zonës së “Misto Mames” në atë që dyshohet të jetë magazinë që mendohet të jetë arkiv i Bashkisë Tiranë, por në fakt dyshohet se dosjet janë asgjësuar.

Në momentin që këta zyrtarë do përgjigjen me shkrim se çfarë është bërë me këto dosje, të gjitha këto janë rrethana rënduese ndaj Veliaj, se dyshohet se janë asgjësuar prova gjatë kohës që zoti Veliaj ndodhet në burg.

Veliaj e dinte që rrezikonte burgun, që pas arrestimit të krahut të tij të djathtë drejtorët e “5D”, ishin mbështetësit më të ngushtë të tij, gjithë ajoi skemë ishte ngritur me mbështetjen e zotit Veliaj.

Unë mendoj se SPAK e ma kursyer Veliaj si afera "5D", inceneratori i Tiranës.

Veliaj është i atakuar politikisht prej 15 vitesh nga opozita, si person që jo vetëm ka kryer korrupsion, por ka kryer shumë procedura korruptive.

Fakti që prokurori Olsi Dado kërkoi hetimin pasuror dhe shkoi deri te sekuestrimi i pasurive, nuk mendoj se zoti Veliaj e ka pritur arrestimin.

Veliaj e ka ditur më mirë se kushdo se nga i vjen sulmi.

Këtu nuk bëhet fjalë për luftë politike brenda llojit, ai bëri një gabim trashanik, harroi se SPAK ka për detyrë të hetojë politikanët edhe prej pasurive që ka dhe përmes pasurisë arriti të shkojë në përfundimin se ka abuzim me fondet publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy