Policia italiane arrestoi një shqiptar 48 vjeç dhe një shtetas italian. Në banesën e këtij të fundit u gjetën 400 kg kanabis, ndërsa policia dyshon se droga erdhi nga Shqipëria, përmes kanalit të Otrantos.
Një sasi prej 400 kilogramësh kanabis u sekuestrua këtë të enjte në Brindizi të Italisë, ndërsa në pranga ra një shqiptar dhe një italian. Vezhdan Brahimaj, 48 vjeç nga Vlora është shqiptari që ndodhet në pranga bashkë me italianin 37-vjeçar Luca Sabetta. Policia italiane dyshon se kjo sasi e madhe droge ka ardhur nga Shqipëria drejt Italisë, përmes kanalit të Otrantos. Droga u gjet në një banesën e shtetasit italian, ndërsa shqiptari rezulton të jetë shofer kamioni. Të dy janë marrë në pyetje për të përcaktuar nëse droga do të shpërndahej në zonë apo do të ndiqte një linjë të mirëpërcaktuar me kamion.



