Maliq, kapen 8 kg kanabis, 2 në pranga (VIDEO)

Maliq, kapen 8 kg kanabis, 2 në pranga (VIDEO)

Një sasi prej 8 kg kanabis u kap nga policia e Korçës në Maliq. Në pranga kanë përfunduar dy të rinj.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e rasteve të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe nga veprime të mirëkoordinuara, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Mariglen Katros, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj në Korçë dhe Lerbi Xhemollari, 25 vjeç, banues në Elbasan

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy