Zbulohet magazinë me pajisje zbulimi dhe dronë të kontrabanduar, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Zbulohet magazinë me pajisje zbulimi dhe dronë të kontrabanduar, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Policisë e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Infrastruktura”, duke zbuluar një magazinë të madhe me pajisje teknologjike inteligjente, dronë dhe mjete sulmi të kontrabanduara. 

 

Në pranga ka rënë shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se përdorte këto artikuj për qëllime të kundërligjshme.

 

Sipas njoftimit zyrtar, 23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët” teksa po u shiste pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, të cilat përdoreshin për të goditur efektivët e policisë dhe godinat e institucioneve.

 

Pas arrestimit, forcat e rendit ushtruan kontroll në një magazinë që posedohej prej tij në rrugën “Kol Koçi”, ku u zbuluan dhe sekuestruan pa asnjë dokumentacion mbi 450 pajisje të ndryshme. 

 

Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën:

-239 dronë të madhësive të ndryshme;

-75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;

-44 celularë;

-17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;

-1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);

-3 palë syze me videoregjistrues;

-pajisje DVR;

-7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;

-1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;

-2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;

-12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Watch 10 Pro Max;

-8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.

 

Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj.

 

Vijon hetimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasit O. M., si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në të.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy