
Policia e Vlorës njofton se në kuadër të megaoperacioni policor anticannabis, ka gjetur dhe asgjësuar në fshatin Hadëraj, 334 bimë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet e kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi A. C., 30 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



