Emrat/ Sekuestrohet kanabis dhe kokainë, 4 të arrestuar në Shkodër

Emrat/ Sekuestrohet kanabis dhe kokainë, 4 të arrestuar në Shkodër

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës pasi tre prej tyre janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa një tjetër teksa shpërndante droga të forta në doza të vogla.

Në  zbatim të planit të masave  për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin  dhe goditjen e rasteve të tentativave për kultivim të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në bashkëpunim me  DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura apo  ish-reparte ushtarake, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bena”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit Edison Kroni, 25 vjeç , Emanuel Kroni, 22 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Benë, Vau Dejës.

Nga  hetimet e kryera  ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur, janë autorët e dyshuar të disa rasteve të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Benë, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës.

Po në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Gjon Doçi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi nga kontrolli i ushtruar  nga shërbimet e policisë në një serë në pronën e tij u gjetën  të kultivuara  disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 19.5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu po në vijim të operacionit nga specialistët  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  në DVP Shkodër u arrestua  në flagrancë shtetasi  Ndue Doçaj, 40 vjeç banues në fshatin Bleran, pasi në sheshin “Prekë Cali” Shkodër , gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur iu gjetën të  fshehura disa doza të vogla të dyshuara  lëndë narkotike e llojit kokainë dhe një shumë eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet paraprake të kryera bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas merrej me shpërndarje  në doza të vogla të drogave të forta kryesisht kokainë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy