Më 20 dhjetor 2013 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 3 mars si Ditën Botërore të Jetës së Egër, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi kafshët dhe bimët e egra.
Prezenca e jetës së egër e pasuron botën, prandaj me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit mbi kafshët dhe bimët e egra në botë ‘Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara’, nënshkroi Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES) dhe shpalli datën 3 mars si “Ditë Botërore të Jetës së Egër”.
Kjo ditë rrit ndërgjegjësimin për jetën e egër dhe rëndësinë e saj dhe feston larminë e florës dhe faunës në të gjithë botën.
Qëllimi është të promovojë zhvillim të qëndrueshëm dhe praktikat e menaxhimit të kafshëve të egra pyjore që përfshijnë mirëqenien njerëzore.
Toka është shtëpia e specieve të panumërta, por gati një e katërta e të gjitha llojeve në botë janë në rrezik zhdukjeje në dekadat e ardhshme, duke vënë në rrezik edhe njerëzimin, andaj duke u kujdesur për to ne kujdesemi për jetën e të gjitha gjallesave në tokë.



