Kapen me kokainë dhe kanabis gati për shitje, dy të arrestuar në Lezhë e Shëngjin

Kapen me kokainë dhe kanabis gati për shitje, dy të arrestuar në Lezhë e Shëngjin

Policia e Lezhës goditi dy raste të shitjes së drogave me doza në këtë qytet. Ergys Përgjini rendi 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë. U arrestuan pasi u kapën me doza gati për tu shitur.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.

Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit Ergys Përgjini 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi, 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë. 23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy