
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz ku një çift bashkëshortësh është qëlluar me armë zjarri gjatë tentativës për grabitje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:07, në rrugën "OSBE", ku Agim Buci dhe Merita Buci, 52 dhe 41 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas bluve të kryeqytetit, shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi Agim Buci ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje - dalje të Kamzës e në pika të tjera.
Nga ana e uniformave blu vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



