Reciprociteti/ Largohen të gjitha barrikadat në veri, policia e Kosovës kontrollon kufijtë

Reciprociteti/ Largohen të gjitha barrikadat në veri, policia e Kosovës kontrollon kufijtë

Pas zotimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, serbët lokalë në veri të vendit, kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve.

Mediat vendasve raportojnë se në magjistralen Mitrovicë- Leposaviq një kilometër pranë pikës kufitare në Jarinjë, të gjitha barrikadat janë larguar.

Po ashtu, barrikadat janë larguar edhe për në pikën kufitare në Bërnjak.

Policia kufitare tani ka dalë në pika e kalimit në kufi.

Atje tani është situatë e qetë ka shumë pak lëvizje, pikat kufitare nuk janë hapur as për kalimin e makinave dhe këmbësorëve.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës do të duhej nga data 1 gusht të fuste në funksion dy masa: zëvendësimin e tabelave serbe me iniciale të qyteteve të Kosovës me tabela RKS dhe gjithashtu lëshimin e fletës së bardhë si dokument shtesë dhe i domosdoshëm për serbët që kalojnë nga Serbia në Kosovë.

Vendimi filloj zbatimin, por vetëm përkohësisht, sepse pas acarimit të situatës, ndërkombëtarët ndërhyn duke kërkuar mos-zbatim të këtij vendimi edhe për 30 ditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pranoi vendimin, dhe tanimë do të kërkohet një zgjidhje në Bruksel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy