Një ngjarje me armë zjarri është shënuar në zonën e Kunes, në Shëngjin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është identifikuar si Kristjan Gjoni.
Ai ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të përfshirë.



