Arrestimi i Dumanit/ Historia pas emrit të operacionit "Plumbi i Artë"

Arrestimi i Dumanit/ Historia pas emrit të operacionit "Plumbi i Artë"

Nga Anduena Llabani

Zbulohen detaje të reja nga operacioni i SPAK, të cilat lidhen me nisjen e negociatave me Nuredin Dumanit, pranimin e kushteve të vendosura prej tij menjëherë pas arrestimit në 29 mars pasi i shpëtoi një atentati në afërsi të fshatit Papër të Elbasanit. Prangat iu vunë në një apratament në katë të katërt  në Fier, ku ai me ndihmën e shokëve dhe të dy mjekëve të detyruar, po mundohej të largonte nga trupi një plumb të marrë gjatë atentatit. Edhe pse u kap nga forcat RENEA dhe u dërgua në Spitalin e Burgut, mjekët nuk arritën dot të heqin nga trupi plumbat: një në shpinë dhe një në shtyllë kurrizore. Kjo ishte vetëm njëra anë. Ndërkohë i ndodhur përballë kësaj situate dhe pranimit të ofertës se hetuesve të SPAK për t’u futur në listën e të penduarve, Dumani sipas burimeve të MCN, vendosi një kusht. Mësohet se për t’u rrëfyer, u kërkoi prokurorëve të SPAK t’i plotësonin një dëshirë. Operacionin për të arrestuar të gjithë ata persona që ai do të përfshinte në rrëfim të merrte emrin  “Plumbi i artë”.

Përballë kërkesës së tij me kusht dhe pamundësisë për t’i arrestuar të vetëm, pra pa ndihmën e Dumanit anëtarët e një rrjeti të tërë kriminal, prokurorët dorëzohen. Marrin dëshminë e plotë të Dumanit dhe në fund emrin e operacionit e kodojnë “Plumbi i Artë”. Dumani është shprehur se mjekët nuk i kanë dhënë garanci për t’i hequr plumbin nga trupi.

Pas rrëfimit të Dumanit, policia dhe prokuroria lëshuan 32 urdhër arreste, por njerëzit më të rëndësishëm të këtyre krimeve nuk u gjenden në  banesa, madje as në territorin e vendit. 9 nga personat e përfshirë në dëshminë e Dumanit ndodheshin në burg, 9 u arrestuan gjatë operacionit dhe 14 janë ende në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy