Një aksident i ndodhur pasditen e sotme në aksin Qafë Thanë - Pogradec i mori jetën një 45-vjeçari.
Mësohet se J.Y., 45 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip “Ford” me targë targa AA 412 FO, duke dalë nga rruga.
Për pasojë, ai është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Në momentin e aksidentit, 45-vjeçari nga fshati Gështenjas udhëtonte i vetëm në makinë.



