Policia sqaron shoqërimin e Kastriot Islamit: Ishte pa maskë dhe përdori fjalor të ulët

Policia sqaron shoqërimin e Kastriot Islamit: Ishte pa maskë dhe përdori fjalor të ulët

Policia e Tiranës ka sqaruar me anë të një deklarate për mediat rrethanat e shoqërimit në polici të ish-deputetit Kastriot Islami.

Sipas policisë, pretendimet e Islamit për keqtrajtim nga ana e unifromave blu nuk qëndrojnë.

Islami u shoqërua në komisaritat për shkeljen e masave kundër pandemisë (mosmbajtje maske), por sipas policisë gjatë shoqërimit ai ka përdorur një fjalëor të ulët.  

Sqarimi i policisë

Në mënyrë të përsëritur shtetasi Kastriot Islami është prononcuar publikisht me pretendimin që Policia e Shtetit e ka keqtrajtuar.

 E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët.

Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla  e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar  ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje  shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që "do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës"!

Patrulla e policisë është detyruar ta shoqërojë atë në komisariat, ku janë kryer procedurat ligjore dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Duke hedhur poshtë akuzat e fabrikuara nga shtetasi Kastriot Islami për Policinë e Shtetit dhe shprehur keqardhjen për fjalorin e tij ndaj punonjësve tanë, gjejmë rastin të theksojmë se Policia e Shtetit nuk i shërben politikës por ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy