I gjetën në shtëpi dy qese me kanabis, arrestohet 61-vjeçari në Lezhë

I gjetën në shtëpi dy qese me kanabis, arrestohet 61-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 61-vjeçar me iniciale P.Gj nga fshati Kauler pasi në banesën e tij u gjetën 2 qese me kanabis me peshë rreth 1.3 kilogramë.

Mbi 61-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve".

Njoftimi i policisë: Lezhë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.       

Gjenden dhe sekuestrohen në një banesë 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vihet në pranga pronari i banesës.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrolleve, duke përdorur hetimet proaktive dhe duke vlerësuar informacionet e siguruara, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Kaluer, Njësia Administrative Ungrej, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1.3 kg.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës, shtetasit P. Gj., 61 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve".

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy