Një person i me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, është vënë në prangat e policisë së Kavajës.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi me rrezikshmëri të lartë F. M., 47 vjeç.
I ndaluari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës, Itali, më datë 25 maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit F. M., në Itali.



