Përplasja me armë mes dy grupeve në Shkodër/ Arresohet i dyshuari i katërt

Përplasja me armë mes dy grupeve në Shkodër/ Arresohet i dyshuari i katërt

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve të shkëmbimit me armë zjarri mes disa personave në pedonalen e Shkodrës mbrëmjen e datës 2 shkurt, ku u plagos me armë zjarri kalimtarja L. J.

 Janë arrestuar ne flagrancë 3 shtetasit A. R., 31 vjeç, banues në Durrës, E. B., 28 vjeç, banues në Durrës dhe R. Xh., 22 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni ndërsa sot është arrestuar dhe i shpalluri në kërkim. Bëhet fjalë për L. L., 27 vjeç, banues në lagjen Tepe, Shkodër.

Shëkmbimi me armë mes këtyre shtetasve sipas policisë ka ndodhur pasi ata kishin konflikte të hershme me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor “Reagimi”, shkon në 4 numri i të arrestuarve për ngjarjen e datës 05.02.2020.

Në vijim të hetimeve, nga strukturat e Policisë është bërë arrestimi i shtetasit:

L. L., 27 vjeç, banues në lagjen Tepe, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar qe më ndërmjetësinë e këtij shtetasi, personat e arrestuar kanë shkuar në Shkodër, ku dhe kanë shkëmbyer zjarr më armë, me shtetasin M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy