"Vetëflijimi për ringjallje", caktohet prokurori i çështjes së Kombinatit

"Vetëflijimi për ringjallje", caktohet prokurori i çështjes së Kombinatit

Elizabeta Imeraj është caktuar si prokurorja e çështjes së Kombinatit ku u vetëflijuan nënë e bijë.

Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetëflijuan në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, duke besuar se do të ringjalleshin, ndërsa vajza tjetër Blerta 34-vjeçe u konstatua në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Dyshohet se Anisa Josifi kishte humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes. Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.

Ndërkohë, nënë e bijë u përcollën këtë të shtunë (4 korrik) drejt banesës së fundit në Përmet, ndërsa vajza tjetër 34-vjeçare që i mbijetoi vetëflijimit ndodhet në urgjencën psikiatrike.

Ngjarja u denoncua nga daja i vajzave i cili u shqetësua për shkak se e motra nuk i kishte hapur telefonin. Pas mësymjes së policisë në banesë u zbulua edhe ngjarja e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy