Një zjarr ka përfshirë ashensorin e një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në zonën e Freskut.
Sipas të dhënave të para, mësohet se në ashensor ndodhej një person, gjendja e të cilit nuk dihet. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes.
Banorët e pallatit po evakuohen për shkak të rrezikut të asfiksisë nga tymi.



