Iu siguroi pesë shtetasve turq pasaporta bullgare/ Arrestohet anglezi në Durrës

Iu siguroi pesë shtetasve turq pasaporta bullgare/ Arrestohet anglezi në Durrës

Policia Kufitare e portit të Durrësit në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pasaporta”.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, ndaj shtetasve dhe mjeteve që hyjnë apo dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, është goditur një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, përmes dokumenteve false, dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, janë vënë në pranga:

-shtetasi anglez J. S., 41 vjeç dhe shtetasit turq: M. K., 29 vjeç, M. D., 23 vjeç, A. A., 19 vjeç, H. K., 20 vjeç dhe M. H., 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në dalje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin J. S., ku kanë parë 5 shtetasit turq, të cilët transportoheshin nga 41-vjeçari, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, të 5 shtetasve turq iu gjetën pasaporta bullgare false, të cilat dyshohet se janë siguruar nga shtetasi J. S., për t’i kaluar këta 5 shtetas, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy