Ulen rastet në Kosovë/ Tetë të vdekur dhe 109 raste të reja me Covid-19

Ulen rastet në Kosovë/ Tetë të vdekur dhe 109 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka pasur ulje të rasteve të personave me Covid-19. 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë persona ndërsa janë infektuar 109.

 Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.

IKSHPK-ja njofton se gjatë kësaj periudhe janë kryer 744 testime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy