
Pedagogët nuk janë të kënaqur me rritjen e pagave që vendosi qeveria në mbledhjen e fundit. Në një lidhje me studion e lajmeve, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, tha se rritja e njoftuar sot nuk mund të quhet e tillë, pasi nuk mbulon as inflacionin e vitit 2022.
7% është u papranueshëm sepse nuk mbulon as inflacionin e këtij viti. Nuk mund të quhet rritje. Ministria ka premtuar se do të ndjekë me precedencë transparencën e universiteteve. Që të ketë të tillë, profesorati kërkon të dijë si i shpenzon hierarkia universitare paratë. Jemi të përgjegjshëm në kërkesën tonë, sepse nuk kërkojmë nga qeveria por kërkojmë që edhe të kontrollojë qeveria. Duam edhe më shumë detaje.
Kovaçi tha se pagat e pedagogëve në Shqipëri janë qesharake në raport me vendet e rajonit.
Ne kërkojmë që me rritjen t’u afrohemi pagave të universiteteve të Kosovës, në 2020. Jo tani, se tani i kanë akoma më të larta. Kërkesa jonë është e arsyeshme. Paga maksimale në universitet për një profesor që ka punuar rreth 50 vjet merr 9 600 000 lekë të reja. Është qesharake. Një asistent merr vetëm 60 000 lekë të reja.
Ndërsa lidhur me 8%-shin e rritjes që qeveria kërkon të dalë nga fondet që kanë vetë universitetet falë autonomisë, Kovaçi tha se fondet e tyre janë të pamjaftueshme.
Të mendosh se mund të shtosh pagat me tarifat e studentëve është e mjerueshme. Vetëm kryeministri mund ta mendojë këtë. Në Kosovë, pagat janë nga grantet e qeverisë.
Sot universitetet nuk blejnë dot detergjentë për pastrimin me të ardhurat e veta. Shkoni nëpër tualetet e tyre dhe shikoni. Pastrueset blejnë me lekët e veta detergjent. Rama nuk komunikon me realitetin.



