Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Spanjë 26-vjeçari shqiptari i shpallur në kërkim

Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Spanjë 26-vjeçari shqiptari i shpallur në kërkim

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted”, në kuadër të të cilit është vënë në pranga një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për kultivim të një sasie të konsiderueshme bimësh narkotike.

 

Sipas autoriteteve, i riu akuzohet për kultivimin e 10 900 bimëve të dyshuara Cannabis Sativa dhe përfshirje në veprimtari kriminale të organizuar. Ai pritet të ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, pas finalizimit të procedurave përkatëse.

 

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

 

Nga hetimet rezulton se gjatë vitit 2023, në fshatin Kir të Njësisë Administrative Pult, si dhe në zona të tjera pranë Thethit, në territorin e Shkodrës, i dyshuari në bashkëpunim me anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal ka kultivuar bimët narkotike.

 

Operacioni u realizua falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, që mundësoi lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy