
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Shijak ku një 47-vjecare është gjetur pa shenja jete në ambientet e punës.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, ku është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Policia dhe grupi hetimor të cilat kanë shkuar në vendin e ngjarjes po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



