Video/ Humb kontrollin e mjetit, “Benz-i” përfundon përmbys në rrugë

Video/ Humb kontrollin e mjetit, “Benz-i” përfundon përmbys në rrugë

Një automjet tip ‘Benz’ ka përfunduar përmbys në rrugë, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin gjatë drejtimit.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje të qytetit të Korçës, në afërsi të Drejtorisë së Policisë, zonë kjo e banuar.

Burime për MCN bëjnë me dije se në automjetin e përfshirë në aksident udhëtonin dy persona, por që fatmirësisht mësohet se kanë shpëtuar pa u lënduar.

Ndërkohë që nga pamjet e siguruara shihet se dëmet materiale janë të shumta. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy