
Policia e Krujës në dy aksione të ndara në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka vënë sot në pranga katër persona.
Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, ka arrestuar shtetasit, A. A.,41 vjeç, banues në Nikël dhe A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.
Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa.
Poashtu në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit: S.B., 26 vjeç, banues në Rinas dhe A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.
Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa. Gjithashtu Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.



