Makina del nga rruga në Pogradec, plagosen tre persona

Makina del nga rruga në Pogradec, plagosen tre persona

Aksident me pasojë tri persona të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, ku shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G.

Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore teksa raportohet se ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy