Një djalë i ri në timon ka përplasur për vdekje një të moshuar në Divjakë mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. Kurteshi, 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.
Nga ana e policisë u shoqërua drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.



