“Arrest me burg” për Balilin, nuk pranon asnjë nga 4 akuzat (VIDEO)

“Arrest me burg” për Balilin, nuk pranon asnjë nga 4 akuzat (VIDEO)

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg Klement Balilin.

Ditën e sotme, Balili doli para trupit gjykues për t’u njohur akuzat dhe me masën e sigurisë. Prova mbi të cilën bazohet akuza janë përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës.

Gjatë seancës, Balili i mohoi akuzat, ndërsa vendimin për masën e sigurisë e priti i qetë dhe i buzëqeshur.  

Gjyqtare e seancës është caktuar dje Miliana Muça, e cila do të bëjë edhe rivlerësimin e masës së sigurisë, të cilën mbrojtja pritet ta apelojë.

Klement Balili u vetëdorëzua të martën, në të njëjtën ditë që prokurori i çështjes, Ened Nakuçi, dorëzoi dosjen në gjykatë për të kaluar çështjen në gjykim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy