Bashkëpunonte me shpërndarësit e drogës në Durrës, pezullohet specialisti i antidrogës

Bashkëpunonte me shpërndarësit e drogës në Durrës, pezullohet specialisti i antidrogës

Një specialist i seksionit të hetimit të narkootikëve në Policinë e Durrësit është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se bashkëpunonte me shpërndarësit e drogës në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, drejtoria rajonale e SHÇBA-së Durrës-Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës pas një hetimi disa mujor me metoda speciale dokumentuan me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë E. S., i cili kryente funksionin e specialistit për narkotikët në Drejtorinë Vendore Policisë Durrës.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të Policisë”, njoftoi policia.

Gjithashtu, specialisti i antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Mbi bazën e rregjistrimit të procedimit penal dhe në perfundim të hetimeve paraprake, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, ndaj shtetasit E. S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”. Për bashkëpunëtorët e tij, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy