Kokainë, kanabis dhe lëndë eksplozive, “Penaliteti” prangos 3 persona në Lushnjë

Kokainë, kanabis dhe lëndë eksplozive, “Penaliteti” prangos 3 persona në Lushnjë

“Penaliteti” u kodua një operacion i policisë së Lushnjës gjatë të cilit u vunë në pranga tre persona të kapur me kokainë, kanabis dhe lëndë eksplozive.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën një sasi kanabisi dhe kallëp lënde e dyshuar eksplozive artizanale;

Drupal Ad

Po ashtu u arrestua shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën doza kanabisi dhe përforcues grushti dhe A. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi kokaine.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi iu gjetën dhjetëra doza kanabisi, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton se do t’i shiste në afërsi të shkollave të qytetit të Lushnjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy