U kapën me 62 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, lihet në burg pronari dhe kapiteni i anijes

U kapën me 62 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, lihet në burg pronari dhe kapiteni i anijes

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy prej të arrestuarve për operacionin e kontrabandës së naftës.

Për pronarin e anijes, Elton Qevani pronari si dhe kapitenin Selim Gaba gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’, ndërsa detyrim paraqitjeje për Klajdi Kapxhiun dhe Muhamed Rada.

13 të arrestuarit, shumë prej të cilëve të huaj u arrestuan pas një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Guardia di Finanza ku u kapën 62 mijë litra naftë kontrabandë pranë Portit të Durrësit që vinte nga Libia.

Anijet u konstatuan më 12 janar, kur u arrestuan anëtarët e ekuipazhit të ‘Geni’. Anijet e peshkimit në jo pak raste janë përfshirë në kontrabandën e naftës, kryesisht atë të marrë në vendet e Lindjes së Mesme ku e marrin me çmim të lirë për ta tregtuar më pas për të interesuarit me çmim më të lartë, po gjithsesi më të ulët se ai në tregun shqiptar të karburanteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy