Përplasi për vdekje ish-kunatin, dënohet me 30 vite burg 32-vjeçari

Përplasi për vdekje ish-kunatin, dënohet me 30 vite burg 32-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30-vite burg Albert Kaçen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019-të.

32-vjeçari u gjet fajtor për veprën "Vrasje e kryer brenda rrethit familjar". Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35 vite burg.

Babai i viktimës Preng Mena paralajmëroi ankimin të vendimit në Gjykatën e Apelit në Shkodër, duke akuzuar policinë dhe prokurorinë se nuk kanë hetuar siç duhet duke fshehur provat. Ai kërcënon me vetgjyësi nëse nuk do ndëshkohen dhe tre personat e tjerë që sipas tij janë bashkëpunëtor në vrasjen e djalit të tij Ylli Mena.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaça. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaça, i cili prej tre vitesh vijon të jetë në arrati pasi nuk është arritur të prangoset nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy