
Pesë ditë nga ngjarja në një hotel të Kavajës ku u gjendën të vdekur katër turistë Rusë, prokuroria e rrethit ka zgjeruar grupin e hetimit.
Hetimet të misterit të shtuar dhe pistat për një vrasje të sofistikuar i është shtuar edhe një grup nga Anti-terrrori në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Dyshimet se kemi të bëjmë me një eliminim të menduar mirë, ka vënë në punë edhe skuadrën e posaçme të anti-terrorit, për të hetuar deri në detaje vizitën dhe lëvizjet se sa herë viktimat kanë qenë në Shqipëri.
Pritet që brenda pak orësh, mjekësia ligjore të ketë dhe rezultat e ekzaminimeve toksiokologjike, të cilat do të përcaktojnë dhe shkakun e vërtetë të vdekjes. Trupat e turistëve rusë pritet të tërhiqen nga familjarët, për t’ju nënshtruar një tjetër autopsie në vendin e tyre.



