
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas për pengmarrjen e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.
Burime për MCN TV bëjnë me dije se një prej personave të shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli.
Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si ‘Rrumi”. Sakaq, vëllezërit refuzojnë të japin shpjegime.
Kujtojmë se pengmarrja e dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa pista kryesore ku po heton policia është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këta persona mund të kenë pasur konflikt më parë.
Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiriaj dhe vëllait të tij është referuar si konflikt i çastit. Ndërkohë pas rreth dy orësh, Indrit Beqiraj është lënë i lirë nga pengmarrja.



