Tiranë, kapet në Tiranë i dënuari me 7 vite burg

Tiranë, kapet në Tiranë i dënuari me 7 vite burg

Një person i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Zallmneri”, si rezultat i të cilit, në gusht 2018, u sekuestruan 67 kanabis, është vënë në prangat e efektivëve të komisariatit Nr. 3.

Bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e të kërkuarit, në Qafë-Shtamë, shërbimet e policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar Behar Hajdinin, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zallmneri”, të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L., dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.

Ndaj të ndaluarit për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy