U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale A. K., pasi u  kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit

34-vjeçari u ndalua në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë", duke drejtuar automjetin tip "Benz", me të cilin po transportonte 3 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 350 euro për person.

Njoftimi i policisë: Gjirokastër/ Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 56". 

 U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 56", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, u kap dhe u ndalua në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë", duke drejtuar automjetin tip "Benz", me të cilin po transportonte 3 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 350 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy